Trajnimi për Pershirja dhe Integrimin gjinor

Trajnimi për Pershirja dhe Integrimin gjinor ndihmon në tejkalimin e boshllëqeve gjinore. Efikasiteti i trajnimit të barazisë gjinore lidhet me rezultatet transformuese të tij. Mesimet e nxjerrura nga keto trajnime do të shërbejnë si mjet për të bërë transformimin individual dhe kolektiv drejt barazisë gjinore duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke inkurajuar mësimin, ndërtimin e njohurive dhe zhvillimin e aftësive në kuadër të Grupeve të Barazisë Gjinore ne secilën komunë. Andaj, projekti TWESOP, javën e kaluar organizoi një trajnim 4 ditor për grupet e barazisë gjinore TWESOP nga Vitia, Obiliqi dhe Fushë Kosova Projekti Transformimi i mundësive ekonomike dhe sociale të Grave në Praktikë ( TWESOP) është projekt i implementuar nga Partners Kosova, Projekt i financuar nga Bashkimi Evropian,i menaxhuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë