TAKIM ME Z. SOKOL HALITI – KRYETARI I KOMUNËS SË VITISË

Në vazhdën e takimeve për draftimin e Dokumentit faktmbledhës që pasqyron gjendjen reale të Barazisë Gjinore nëpër disa komuna të Kosovës, Drejtoresha e PK, Znj. Shukrije Gashi dhe Menaxheri i projektit Z. Florent Hajrizi u takuan me Kryetarin e Komunës Vitisë Z. Sokol Haliti dhe Znj. Ibadete Hyseni, Koordinatore e Njësitit për të Drejtat e Njeriut, Zyrtare për Barazi Gjinore për të diskutuar për hapat qe është ndërmarrë komuna e Vitisë në respektimin e balancit gjinor në gjitha fushat. Ky takim u mbajt ne kuadër te projektit “Transformimi i Mundësive Ekonomike dhe Sociale të Grave në Praktikë” të zbatuar nga Partners Center for Conflict Management, projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i zbatuar në Viti, Obiliq dhe Fushë Kosovë