Takim me Z. Burim Berisha – Kryetar i Komunës së Fushë Kosovës

Në vazhdën e takimeve për draftimin e Dokumentit faktmbledhës që pasqyron gjendjen reale të Barazisë Gjinore nëpër disa komuna të Kosovës, Drejtoresha e PK, Znj. Shukrije Gashi dhe Menaxheri i projektit Z. Florent Hajrizi u takuan me Kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës Z. Burim Berisha dhe Znj. Lindita Dervisholli-Prebreza, Koordinatore e Njësitit për të Drejtat e Njeriut, Zyrtare për Barazi Gjinore dhe Mbrojtjen e të dhënave personale, për të diskutuar për hapat qe është ndërmarrë komuna e Fushë Kosovës në respektimin e balancit gjinor në gjitha fushat. Ky takim u mbajt ne kuadër te projektit “Transformimi i Mundësive Ekonomike dhe Sociale të Grave në Praktikë” të zbatuar nga Partners Center for Conflict Management, projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i zbatuar në Viti, Obiliq dhe Fushë Kosovë