Strategjia

Projekti TWESOP do të zbatohet bazuar në strategjinë e mëposhtme:

 

Rrjetëzimi

Rrjetëzimi do të jetë metoda kryesore që do të përdoret në kuadër të Projektit. Kjo metodë do të zbatohet kryesisht përmes Grupeve për Barazi Gjinore (GBGJ) që në publik do të shihen si palë kryesore me interes në aktivitetet  e projektit. Kështu që, metodologjia e parë e rrjetëzimit është organizimi i takimeve të rregullta të GBGJ, e lehtësuar nga stafi i Projektit dhe Zyrtarët e Barazisë Gjinore nga komunat. Metodologjia e dytë lidhur me rrjetëzimin është shkëmbimi i ideve të medieve sociale. Kjo parasheh azhurnimin dhe mirëmbajtjen e faqes së internetit dhe të burimeve tjera të medive sociale (YouTube, Facebook dhe Twitter) si platforma për ndarjen e informacionit midis palëve të interesuara për debatin mbi barazinë gjinore. Rrjetëzimi standard i takimeve do të aplikohet rregullisht në të gjitha pakot e punës – hulumtim, ngritje e kapaciteteve, avokim dhe promovim. Si një metodologji e vetë-qëndrueshme, rrjetëzimi do të ndihmojë rritjen e bashkëpunimit  midis palëve të ndryshme të interesit për barazinë gjinore (p.sh. GBGJ, si dhe me ABGJ) mbeten të qëndrueshme.

 

Hulumtimi i bazuar në veprim

Hulumtimi i bazuar në veprim është një metodologji që do të nisë me zbatimin që në fillim të Projektit. Si një mjet metodologjik dhe i bazuar në zbatimin e disa projekteve të BE-së nga Partners Kosova, me qëllim të forcimit tëj argumenteve për avokim dhe lobim, është e rëndësishme që të sigurohen fakte që ndihmojnë në nxitjen e debatit se si të arrihet përfshirja gjinore dhe barazia. Andaj, metodat do të përfshijnë studime krahasuese (hulumtim i lartë studimor në tavolinë pune), misionet e gjetjes së fakteve dhe analizat, si dhe hartimin e udhërrëfyesit për zbatimin e legjislacionit gjinor në nivel lokal. Për më tepër, hulumtimi i bazuar në veprim, do të përdoret gjithashtu në procesin lobues, duke prodhuar informata të mjaftueshme lidhur me politikat e raportimit. Hulumtimi ,gjithashtu  do të përdoret në aktivitetet promovuese që nga fillimi i projektit. Përkatësisht, stafi i projektit së bashku me GBGJ do të hulumtojë dhe identifikojë modelet më të mira të grave (dhe të meshkujve) që kontribuojnë në barazi gjinore më të madhe në Kosovë.

 

Ndërtimi i kapaciteteve

Qasja e tretë metodologjike do të përfshijë ndërtimin e kapaciteteve, përmes trajnimeve të veçanta për përfshirjen gjinore dhe integrimin gjinor. Kjo metodologji në masë të madhe do të varet nga hulumtime të bazuar në veprim, të kryera në fillim të projektit. Komponentë shtesë në fushën e ndërtimit të kapaciteteve do të jetë zbatimi i një vizite studimore e cila është provuar si një nga mënyrat më të mira për të bartur në mënyrë efikase njohuritë dhe aftësitë që mund të zbatohen më pas në kontekstin lokal. Duhet të theksohet se do të ketë këshillim dhe mentorim të rregulltë, të ofruar nga ekipa e projektit, trajnerët, si dhe eksperti i lartë gjinor përgjatë gjithë aktiviteteve, dhe veçanërisht gjatë takimeve të GBGJ-ve.

 

Avokimi dhe lobimi

Lobimi dhe Avokimi është një nga metodat kryesore të përdorura që do të arrijnë objektivin e përgjithshëm. Së pari, përmes lansimit të aktiviteteve dhe të promovimit të studimit krahasues, ku edhe do të nisë lobimi fillestar në nivel lokal. Së dyti, veprimet e efektshme të avokimit  janë të përfshira në misionet e gjetjes së fakteve dhe udhërrëfyesit, pasi që rekomandimet e theksuara do të avokojnë për zbatimin e politikave dhe praktikave në bazë gjinore. Aktivitetet e avokimit përfshihen në aktivitetet e gjetjes së fakteve dhe të udhërrëfyesit, pasi që rekomandimet e përshkruara do të avokojnë për zbatimin e politikave dhe praktikave të bazuara në gjini. Ndërsa pakoja e tretë e punës në vetën e saj, është sajuar rreth veprimeve intensive të avokimit (politikave të raportimit), pakoja e fundit promovuese e punës, gjithashtu do të shërbejë edhe për përpjekjet e lobimit, duke demonstruar të dy palët – si gratë ashtu edhe burrat, vëzhgimin dhe zbatimin e barazisë gjinore. Sidoqoftë, metodologjitë e avokimit dhe lobimit për akomodimin e palëve të ndryshme conform intersave dhe barazisë gjinore, do të jenë komplekse dhe subjekt i ndryshimeve. Megjithatë, komunat lokale (përmes zyrtarëve të barazisë gjinore) do të jenë pika qendrore e çdo veprim avokimi, të ndërmarrë brenda projektit (meqë ato do të jenë nikoqire të GBGJ)

 

Ngritja e vetëdijes

Meqenëse shpërndarja e informacionit është e ndërthurur në të gjitha aktivitetet e projektit, ekziston një komponent i veçantë, i krijuar posaçërisht për të rritur ndërgjegjësimin e audiencës së përgjithshme mbi nevojën për të aplikuar legjislacionin e ri gjinor dhe duke ofruar shembuj të grave dhe burrave të pavarur që sigurojnë barazinë gjinore.
Organizimet promovuese do të përdoren në projekt për të njoftuar  për veprimet ose për të promovuar rezultatet (lansimin e ngjarjeve, seminaret promovuese, konferencën përmbyllëse). Nga ana tjetër, plani i komunikimit dhe i dukshmërisë së projektit, që parasheh edhe promovimin e projektit përmes fletëpalosjeve, do të përdor banerat të cilët do të shërbejnë si një element mbështetës në promovimin e përfshirjes gjinore dhe të barazisë. Faqja e projektit do të përditësohet dhe mirëmbahet nga aplikanti dhe burimet e medieve sociale do të mbështesin  rolin e mediave kryesore, ndërsa video materiali i prodhuar do të transmetohet në TV stacionet nacionale.