PUBLIKIMI I DOKUMENTEVE TË POLITIKAVE

Partners Kosova, në kuadër të projektit: “Transformimi i Mundësive Ekonomike dhe Sociale të Grave në Praktikë” (TWESOP), projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Qëllimi I thirrjes ishte Nxitja e interesimit të ekspertëve, studiuesve, njohësve, praktikantëve dhe të të rinjve, të interesuar për fushën e barazisë dhe të gjithpërfshirjes gjinore – aplikantë në këtë thirrje, që të ofrojnë punime me ide inovative për këtë fushë, përmes aplikimit të të menduarit kritik
Gjetjet relevante, të argumentuara për shkaqet e mosrealizimit të barazisë dhe të gjithpërfshirjes gjinore, vërtetojnë bindshëm se mungesa e zbatimit të ligjeve në praktikë dhe e mekanizmave që e ndihmojnë zbatimin e tyre, si puna efektive e komisioneve parlamentare dhe nënkomisioneve, janë ndër shkaqet kryesore.
Autoret e punimeve të përzgjedhura në kuadër të thirrjes së lartpërmendur – Nora Ahmetaj, Eksperte sociale – me punimin “Lufta e Grave në përpjekjet për të qenë të barabarta me burrat në Kosovë”, Furtuna Sheremeti, Eksperete kriminologji dhe drejtësi penale – me punimin “Gra e burra – bashkë për gratë” dhe Fjolla Vukshinaj, Politikologe me punimin “Analiza dhe rekomandime të buxhetimit gjinor”, thyejnë heshtjen e ‘rrethit magjik”.
Punimet mund te shkarkohen ne vegzen e meposhtme: