“Partners Kosova” në Viti me projektin “Transformimi i mundësive ekonomike dhe sociale te grave në praktikë”

Organizata “Partners Kosova”, ka filluar në Viti të implementoj projektin, “Transformimi i mundësive ekonomike dhe sociale te grave në praktikë”, projekt ky që do të realizohet ne Viti, Obliq dhe Fushë Kosovë.

Udhëheqësi i projektit Florent Hajrizi, ka njoftuar mbi qëllimin e këtij projekti, duke thënë se ai do të ndihmoj avancimin e masave të reja për promovimin e barazisë gjinore në Kosovë, në të gjitha sferat kryesore të jetës.

E kjo sipas tij,do të bëhet përmes forcimit të kapaciteteve të akterëve komunal dhe lokal , përfshirë këtu qeverisjen lokale, shoqërinë civile dhe ekspertëve gjinor, duke siguruar zbatimin në praktik të metodave të reja gjithë përfshirëse, si dhe përmes rritjes së bashkëpunimit ndër sektorial përmes mbështetjes së OJQ-ve vendore , të cilat monitorojnë vendim marrjen lokale dhe ndërtimin e kapaciteteve të tyre për legjislacionin në fuqi, si dhe qasjen gjinore.

Në kuadër të këtij projekti, do të realizohen edhe disa aktivitete, të cilat do të jenë të ndara në 4 pako dhe atë duke përfshirë vlerësimin e ndikimit nga legjislacioni gjinor, ngritjen e kapaciteteve rreth politikave dhe praktikave të reja, lotimin për barazi gjinore dhe ndërgjegjësimi për përfshirjen gjinore dhe integrimin gjinor.

Në bazë të aktiviteteve, organizata Partners Kosova, ka paraparë edhe rezultatet e projektit të cilat priten të arrihen me implementimin e plotë të projektit. /PlusTv/

A.Osmani

Shiko postimin origjinal ne http://plus-televizion.tv