Mbështetja e projektit

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se znj. Elena Gotovska nga Maqedonia i u është bashkuar ekipit të projektit TWESOP (Transforming Women’s Economic and Social Opportunities into Practice) si konsulent e jashtme, në cilësinë e Ekspertit Gjinor.
Përvoja e saj shtrihet në tri fusha kryesore: Zhvillimi i kapaciteteve njerëzore, Avokimi dhe Menaxhimi i ciklit të projektit

Në kuadër të projektit TWESOP ajo do të ofrojë ekspertizën e saj lidhur me çështjet gjinore në hartimin e dokumenteve të ndryshme ligjore që do të synojnë Mbështetjen direkte per komunat e në të cilat implementohet projekti TWESOP, Komuna e Vitisë, Obiliqit dhe Fushë Kosovës duke asistuar në avancimin e masave të reja për të promovuar barazinë gjinore në Kosovë dhe duke ofruar mbështetje për Institucionet lokale, Organizatave te Shoqerise Civile, Gratë dhe Burrat nga këto lokacione.
Znj. Gotovska do të jetë drejtpërdrejt përgjegjëse për hartimin e tri dokumenteve kryesore të projektit:

1. STUDIMIN KRAHASUES – Për përfshirjen gjinore.

2. DOKUMENTI FAKTMBLEDHËS – në të tri komunat e projekti do te behet identifikimi i faktorve kyç për avancimin e barazisë gjinore dhe përfshirjen gjinore, si dhe

3. UDHËRREFYESI -për tri komunat që do të synojnë të strukturojnë njohuritë e fituara nga aktiviteti i Faktmbledhës dhe duke shfrytëzuar Studimin Krahasues për të përcaktuar një qasje specifike për zbatimin e legjislacionit gjinor të përpiluar në përputhje me nevojat e tri komunave.