KONFERENCË PËRMBYLLËSE

Partners Kosova, ka organizuar konferencën një-ditore përmbyllëse ”Gjithpërfshirja dhe barazia gjinore: të gjeturat, të arriturat, sfidat dhe mundësitë”, aktivitet i projektit 28 mujor: “Transformimi i Mundësive Ekonomike dhe Sociale të Grave në Praktikë”/TWESOP, të financuar nga BE, Zyra në Prishtinë. Partners Kosova, këtë projekt e ka implemntuar me sukses në tri komuna: në Viti, Obiliq dhe Fushë Kosovë. Qëllimi i kësaj konference ishte prezantimi i të të gjeturave,të arriturave, sfidave dhe mundësive, gjatë implementimit të projektit të lartpërmendur, në bashkëpunim me grupet shënjuese: Zyrtaret për Barazi Gjinore në nivel komunal, përfaqësueset e komiteteve komunale dhe të departamenteve të ndryshme relevante, asambleistet, përfaqësueset e OJQ-ve nga komunat e përzgjedhuar në projekt, si dhe grupet e tjera relavante, të interesuara për fuqizimin e barazisë gjnore: Agjencia për Barzi Gjinore, Rrjeti i Grave të Kosovës, Lobi për Barazi Gjinore dhe OJQ të tjera të kontributdhënëse për çështjet e ndryshme për barazi gjinore në Kosovë.
Konferenca eshte organizuar ne House of Europe ne Prishtine