CALL FOR POLICY PAPERS

Partners-Kosova, në kuadër të projektit: “Transformimi i Mundësive Ekonomike dhe Sociale të Grave në Praktikë” (TWESOP), projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, hap këtë:

THIRRJE PËR APLIKIM

Punim: Analiza dhe rekomandime – “Politikat për barazinë dhe gjithpërfshirjen gjinore në bazë të dispozitave të reja ligjore”.

Qëllimi:

Nxitja e interesimit të ekspertëve, studijuesve, njohësve, praktikantëve dhe të të rinjve, të interesuar për fushën e barazisë dhe të gjithpërfshirjes gjinore – aplikantë në këtë thirrje, që të ofrojnë punime me ide inovative për këtë fushë, përmes aplikimit të të menduarit kritik (analiza dhe rekomandime), qasje që mundëson adresimin e artikuluar të vështirësive në realizimin barazisë gjinore dhe gjithpërfshirjes, me zbatimin urgjent të këtyre ideve në praktikë, në nivel lokal në komunat respektive, duke u bazuar në dispozitat e reja ligjore (vendore e ndërkombëtare), të cilat avancojnë barazinë dhe gjithpërfshirjen gjinore garuese, si një zgjidhje të qëndrueshme në Kosovë.

Kjo thirrje, njëherit synon edhe ndryshimin e narrativit të barazisë dhe gjithpërfshirjes gjinore në Kosovë, nga ai kozmetik në një narrativ përmbajtësor të suksesit, të demonstruar me ndryshime të prekshme në praktikë.

 

Objektivat e kësaj thirrje janë:

  • Të avancojë të drejtat e barabarta për gratë dhe burrat;
  • Të mundësojë eliminimin e pabarazive dhe të diskriminimit gjinor në qasjen, kontrollin dhe përfitimin nga resurset dhe shërbimet;
  • Të fuqizojë akterët relevantë për barazi dhe gjithpërfshirje gjinore, me mandat dhe kapacitet për të vepruar, me vullnet për të zbatuar politika avancuese të barazisë gjinore dhe të gjithpërfshirjes, në bazë të dipozitave të reja ligjore – vendore e ndërkombëtare;
  • Të adresojë çështjet të cilat e vështirësojnë realizimin e barazisë dhe të gjithpërfshrijes gjinore në Kosovë, në nivelin komunal, si pasojë e interferimit të politikave të interesit grupor politik, mungesës së buxhetimit përgjegjës gjinor – konform nevojave, mungesës së kapaciteteve dhe të njohurive të ndryshme relevante për realizimin e barazisë dhe të gjithpërfshirjes gjinore për arsye ende të pa theksuara në publikime të ndryshme;
  • Të mbështes pjesëmarrjen e barabartë të grave dhe burrave, në vendimmarrjet politike dhe ekonomike, si dhe aplikimin e politikave të punësimit, përmes një proecesi të konkurimit fer dhe neutral, jodiskriminues në baza gjinore në pagë, konform dispozitave të reja ligjore, vendore e ndërkombëtare;

 

Fokusi dhe Temat:

Fokusi i punimeve do të jetë identifikimi i fushave praktike, ku barazia gjinore dhe gjithpërfshirja, mund të realizohet më lehtë, duke ofruar zgjidhje të reja ose rishqyrtim të politikave ekzistuese, paraprakisht duke i prezentuar ato para bartësëve të politikave lokale dhe akterëve kryesor në komunat respektive, në mbështetje të dispozitave të reja ligjore (vendore e ndërkombëtare). Fokusi i temave të trajtuara në këtë thirrje, do të jetë ndryshimi në ato sektore, ku ka dështuar zbatimi i politikave të barazisë dhe gjithpërfshirëjes gjinore, për arsye nga më të ndryshmet. Për më shumë, punimet, duhet vënë në pah, në mënyrë të detajuar se si politikat dhe strategjitë mbi çështjet gjinore, mundësojnë zbatimin në praktikë të barazisë dhe të gjithpërfshirjes gjinore, nëse aplikohen konform kornizës ligjore pozitive, vendore e ndërkombëtare (dispozitave të reja), të cilat instrumente udhëzojnë në nevojën për ngritjen e vetëdijes në këtë fushë, përmes ndërtimit të kapaciteteve për bartësit kryesor të kësaj fushe – Zyrtarët për Barazi Gjinore në komuna dhe akterët e tjerë relevant, qoftë ata institucional apo joqeveritar / shoqëria civile dhe komuniteti i biznesit.

Temat që mund të përfshihen në punim me theks të veçantë, do të jenë integrimi gjinor, buxhetimi gjinor, barazia gjinore përmes rolit të burrave etj., të shpalosura përmes rrëfimeve për jetët e grave, të arriturat e tyre në sfera shoqërore, edukative, shendetësore, kulturore, politike, artistike, shkencore, të biznesit etj., si rezultat i aplikimit të politikave të barazisë dhe të gjithpërfshirjes gjinore në mbështetje të dispozitave të reja ligjore. Shembuj nga përzgjedhjet në procese e punësimit në një qasje të balancuar të garimit fer dhe neutral të kandidatëve, të zhvilluar në kushte të barabarta, jashtë interferimit të politikës ditore.

 

Etapat e implementimit:

Ky aktivitet do të implementohet në disa etapa:

Etapa: Aktiviteti Afati Kohor Përgjegjësitë
Etapa 1 Përgatitja dhe publikimi i Thirrjes 15 ditë Partners Kosova
Etapa 2 Hartimi i Punimit mbi politikat gjinore (30 ditë kalendarike ) 7 ditë pune Autorët e interesuar
Etapa 3 Analizimi dhe selektimi i të paktën 3 punimeve më të mira 15 ditë Paneli vlerësues
Etapa 4 Përkthimi i punimeve në gjuhën shqipe dhe serbe 15 ditë Partners Kosova
Etapa 5 Dizajnimi i punimeve 20 ditë Operatorët Ekonomik
Etapa 6 Shtypja në 1000 kopje 20 ditë Operatorët Ekonomik
Etapa 7 Shpërndarja e punimeve te institucionet dhe palët me interes për fushën 7 ditë Operatorët Ekonomik

Metoda e Vlerësimit:

Partners Kosova do të organizojë një komision përzgjedhës, të përbërë nga Përfaqësues nga Partners Kosova, Zyrtare për Barazi Gjinore nga Komunat Viti, Fushë-Kosovë dhe Obiliq, Asamblistë nga Kuvendi Komunal (anëtarë të Lobit të Grave nëpër komuna), Zyrtare nga Zyrat Buxhetore komunale, Pjesëtarë  nga Shoqëria Civile në kuadër të secilës komunë.

 

Shpërblimi:

Të paktën tri punime do të përzgjidhen për shpërblim me të holla në shumë prej 1,225.00 EURO për punimet e tyre (7 dite pune*175€/Ditë).

 

Publikimi:

Autorët e punimeve, mund të ruajnë të drejtën e tyre autoriale, me përjashtim të shfrytëzimit të punimeve të tyre nga OJQ – Partners-Kosova, për nevojat e projektit TWESOP, që gëzon të drejtën ekskluzive për mbajtjen e dokumenteve origjinale, përkthimin, publikimin dhe shpërndarjen e këtyre punimeve me njoftim paraprak. Punimi: “Analiza dhe rekomandime për politikat mbi gjithpërfshirjen gjinore në bazë të dispozitave të reja ligjore”, do të publikohet në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe në anglisht, në 1,000 kopje dhe do t’u shpërndahet të gjithë akterëve vendorë me interes në fushën e barazisë gjinore, siç janë: komunat, institucionet qendrore, agjencitë qeveritare, shoqëria civile/OJQ-t, RrGK, komuniteti i bizneset, si dhe institucionet ndërkombëtare relevante.

 

Gjuhët dhe struktura:

Punimet mund të shkruhen në gjuhën: shqipe, serbe dhe angleze. Punimet duhet të kenë 3000-3500 fjalë, të kenë titullin e punimit, emrin dhe mbiemrin e autores/it,. Punimet nuk duhet të përmbajnë më shumë se 10 faqe.

 

Punimet, bashkë me biografinë e shkurtër të autorit (½ faqe max), duhet të dërgohen në adresën pk@partnerskosova.org deri më 3 shtator 2018.

Njoftimi për pranimin e punimeve nga ana e Partners-Kosova, bëhet në faqën twesop.partnerskosova.org me datën 17 shtator 2018. Autorët e përzgjedhur, do të kontaktohen drejtpërdrejtë nga Partners-Kosova.

Për informata shtesë, mos ngurroni të na shkruani në: pk@partnerskosova.org