1.1 Studim krahasues për barazinë gjinore dhe mundësitë e barabarta në BE, rajon dhe në Kosovë
1.2 Takime koordinuese për gjetjen e fakteve në komunat e synuara rreth përfshirjes dhe të barazisë gjinore
1.3 Hartimi i një udhëzuesi për përfshirjen gjinore për komunat përkatëse
Rezultatet e pritshme të Pakos së Punës 1: Ndikimi i vlerësuar i legjislacionit gjinor, politikat dhe programet gjinore të Kosovës për gratë dhe burrat
Rezultati i parë do të jetë analiza e potencialit për aplikimin e legjislacionit gjinor në krahasim me atë të rajonit dhe BE-së dhe përcaktimin e situatës aktuale lidhur me gjininë në lokacionet e projektit, me fokus në pjesëmarrjen e grave në arsim dhe në punësim. Si rezultat kryesor do të jetë edhe publikimi i udhërrëfyesit për përfshirjen gjinore për komunat ku zbatohet projekti.
2.1 Zhvillimi i grupeve lokale të barazisë gjinore të përbëra nga burrat dhe gratë
2.2 Organizimi i trajnimeve për përfshirjen gjinore dhe integrimin gjinor
2.3 Vizita studimore në vende të BE-së për të mësuar nga praktikat më të mira të përfshirjes gjinore
Rezultatet e pritshme të Pakos së Punës 2 : Zhvillimi i kapacitetit lokal për politikat dhe praktikat e reja të bazuara në gjini
Rezultati i dytë është ndërtimi i kapaciteteve të palëve lokale me interes (komunat, institucionet, OSHC-të) mbi politikat dhe praktikat e reja të bazuara në gjini, duke prezantuar trajnime specifike gjinore dhe vizita studimore në një vend të BE-së. Grupet lokale të barazisë gjinore do të marrin pjesë në komponentën e ndërtimit të kapaciteteve.
3.1 Hartimi i raporteve mbi politikat e përfshirjes gjinore në bazë të dispozitave të reja ligjore
3.2. Organizimi i punëtorive promovuese për mundësitë e reja të përfshirjes gjinore
Rezultatet e pritshme të Pakos së Punës 3 : Avokimi për barazinë gjinore përmes prezantimit të konceptit të përfshirjes gjinore
Rezultati i tretë do të jetë vazhdimi i ndërtimit të kapaciteteve për grupet lokale për barazi gjinore, si dhe promovimi i qasjes së barazisë gjinore në nivel lokal. Si rezultat, këto palë të interesuara do të jenë në gjendje të avokojnë për zbatimin e duhur të dispozitave të reja ligjore gjinore, duke organizuar punëtori publike, ku do të prezantohen mekanizmat e mundshëm për përmirësimin e politikave në nivel komunal.
4.1 Identifikimi dhe promovimin e grave të fuqizuara – shembull për t’u ndjekur
4.2 Dizajnin dhe lansimin reklamë e TV-ve për fuqizimin e grave
4.3. Organizimi i konferencës përmbyllëse
Rezultatet e pritshme të Pakos së Punës 4: : Rritja e ndërgjegjësimit mbi nevojën për përfshirjen gjinore dhe integrimin gjinor në Kosovë
Rezultati i fundit do të mbështesë të gjitha rezultatet e mëparshme si dhe do të rrisë ndërgjegjësimin e popullatës lokale për barazinë gjinore dhe përfshirjen gjinore.Aktivitetet përfundimtare të projektit përbëhen nga ngritja e vetëdijes për barazinë gjinore, jo vetëm të grave, por edhe të burrave. Këtu është parashikuar promovimi i rolit të fuqizuar të grave shembull për t’u ndjekur (si dhe reklama e TV-së), që nga fillimi i Projektit.