Rreth Projektit

Transformimi i Mundësive Ekonomike dhe Sociale të Grave në Praktikë – TWESOP /TMESGP është një projekt 28 mujor i zbatuar nga Partners Kosova në tri komuna: si Vitia, Obiliqi dhe Fushë Kosova duke synuar të ofrojnë mbështetje për qeveritë lokale, OSHC-të, gratë dhe burrat nga këto komuna, institucionet vendore, si dhe ekspertët gjinorë në mbështetjen e zbatimit të politikave dhe proceseve gjinore në Kosovë. Treguesit për objektivin e përgjithshëm janë: 3 komunat do të zbatojnë politikat e buxhetimit gjinor deri në vitin 2019; Më shumë gra do të përmirësojnë pozitën e tyre në shoqëri duke u pavarsuar socio-ekonomikisht, rritja e përqindjes së aktivitetit formal të punës; më pak raste të raportuara të dhunës në familje ndaj grave; rritja e numrit të OSHC-ve të përfshira në politikat gjinore në nivel kombëtar dhe lokal; më shumë burra japin mbështetje për barazinë gjinore në Kosovë.

 

Qëllimi i projektit TWESOP është që të avancojë dhe të ndihmojë në miratimin e masave të reja speciale për të promovuar barazinë gjinore në Kosovë, në të gjitha sferat kryesore në jetën e Kosovës, përmes:

 

Forcimit të kapaciteteve komunale dhe lokale të palëve me interes (Institucionet, OSHC-të, ekspertët) në qasjen gjinore përfshirëse, duke siguruar informacion mbi zbatimin praktik të metodave të reja përfshirëse gjinore (p.sh. buxhetimi i përgjegjshëm gjinor dhe analizat gjinore), pavarësisht sensibilizimit të vazhdueshëm nga ABGJ. Në rastin e theksuar çështje do të jetë ndërtimi i aftësive të zyrtarëve komunal për barazi gjinore brenda komunave, të cilët aktualisht janë kryesisht të margjinalizuar.

 

Rritja e bashkëpunimit ndër-sektorial.  Kjo do të arrihet duke mbështetur OSHC-të vendore në pjesëmarrjen e tyre në proceset vendim-marrëse dhe në ndërtimin e kapaciteteve të tyre mbi legjislacionin dhe avancimin e qasjes së re gjinore, bashkë me palët e tjera vendorë me interes.

 

Prezantimi i mekanizmit inovativ gjithpërfshirës që e nxjerr në pah rolin e burrave në nivel lokal, që synon rritjen e barazisë gjinore në nivel lokal, në tri komunat e projektit. Përmes këtij mekanizmi të ri, të qëndrueshëm, pritet që të rritet kapaciteti i palëve kryesore me interes dhe vetëdija e banorëve lokal për nevojën e përfshirjes gjinore. Përfshirja e burrave që njohin rolin e barabartë të grave do të theksohet veçanërisht përmes veprimit si një mjet për ndryshimin e stereotipeve.

 

Ky projekt është i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë